Imami shqiptar u mban ligjëratë për tolerancën fetare të gjitha komuniteteve në New York

Imami shqiptar u mban ligjëratë për tolerancën fetare të gjitha komuniteteve në New York

Ky ishte mesazhi që u dha gjatë shërbimit të lutjes ndërfetare të enjten në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Tompkinsville, ku të gjitha grupet fetare dhe Policia e Nju Yorkut ( NYPD) u mblodhën së bashku në xhami.

Toleranca fetare është një virtyt që ka karakterizuar historikisht shqiptarët, e këtë e rikonfirmoi Imam Tahir Kukaj, i cili me një fjalim emocionues e hapi ceremoninë, përcjell.

“Të gjithë vijnë nga raca dhe besime të ndryshme. Jemi të moshave të ndryshme dhe kemi identitete të ndryshme. Por, ne të gjithë kemi një gjë të përbashkët, dhe kjo është se të gjithë ne jemi qenie njerëzore. Të gjithë jeni të mirëpritur këtu, pa marrë parasysh se çfarë jeni. Ne jemi këtu për të ndërtuar një qytet më paqësor dhe për të ndërtuar një marrëdhënie më të fortë brenda komunitetit “, tha Kukaj.

Në këtë ceremoni foli edhe ndihmës shefi i NYPD Edward Delatorre, i cili e mbylli fjalimin duke thënë se të gjitha fytyrat para tij janë reflektim i mesazheve të dashurisë, unitetit dhe kujdesit.

“Shumë kohë më parë mësova të shihja përtej ngjyrës dhe fesë. Ajo që po shoh tani është një dhomë e mbushur me drita të shndritshme”, tha Delatorre.