Imami nga Drenasi mendon që Nënë Tereza nuk duhet të respektohet

Imami i xhamisë së Drenasit, Mulla Osmani, mbështetë idenë që Nënë Tereza nuk duhet të respektohet dhe të jetë e shenjtë, pasi ajo ka punuar për të pasurit dhe jo për të varfëritë. Imami Osman ka shpërndarë statusin e një qytetari ku ndër të tjera në atë shkrim theksohej se Nëna Tereza qëlloi të ishte me kombësi shqiptare por kjo është krejt aksidentale.

Imami nga Drenasi mendon që Nënë Tereza nuk duhet të respektohet

“Një nga arsyet pse Nënë Tereza u bë kaq e famshme është pikërisht sepse ajo legjitimoi aventurat kapitaliste që e ndanë botën në dy taborre: në të varfër dhe të pasur. Nënë Tereza shfrytëzoi fenë për ta arsyetuar dhe justifikuar këtë ndarje. Ajo kërkoi nga të varfërit jo vetëm që ta pranonin varfërinë por edhe ta donin atë sepse Zoti, sipas saj, i do më shumë të varfërit”, thuhet në atë shkrim, të shpërndarë nga Imami nga Drenasi.

Gjithashtu, në shkrimin e shplrndarë nga Musliu në Facebook, thuhet se Nënë Tereza i kontriboi mizerjes, injorancës dhe shtypjes së njeriut

“Se çfarë e bashkon Nënë Terezën me Krishtin mbetet mister për mua. Krishti luftoi për të varfëritë, Nënë Tereza për të pasurit; Krishti luftoi për drejtësi dhe barazi, Nënë Tereza për pabarazi dhe për mbulimin e padrejtësive. Jo! Nënë Tereza nuk është shenjtore e Krishtit por e shkeljes mbi të, mbi trashëgiminë e tij të luftës për barazi dhe liri”, thuhet në shkrimin e shpërndarë nga Musliu. /Insajderi.com