Imami i liruar nga akuzat për terrorizëm kërkon që mos të quhet “kontrovers”

Imami i liruar nga akuzat për terrorizëm kërkon që mos të quhet “kontrovers”

Në ditën që ish-imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës ka kundërshtuar kategorikisht që të quhet imam kontrovers, raporton Insajderi.

Krasniqi i cili është duke dhënë në intervistë në RTK, fillimisht është transmetuar kronika e këtij televizioni për të. Në kronik Krasniqi quhet imam kontrovers, epitet i cili i ka penguar atij mjaft.

Krasniqi ka kërkuar që menjëherë të fshihet ajo kronik ku ai quhet imam kontrovers.

“Unë kam menduar që keni mbledh mend, por ju nuk paskeni mbledh mend ende. Qysh bre unë kontrovers, keni mbet me trauma ende. Qysh unë kontrovers, duhet me fshi atë çfarë jeni duke thënë ju aty në kronik”