Ilir Meta tregon çelësin e suksesit të partisë: Ecim ka të fryj era

“Çelësi i suksesit të LSI, ecën gjithmonë në drejtim të erës, të së ardhmes e nuk bëhet pengesë për vendin”, tha Meta.

Ilir Meta tregon çelësin e suksesit të partisë: Ecim ka të fryj era

Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht kreu i LSI-së, Ilir Meta duke folur në studion e emisionit “Top Story” tha se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike që gjatë 12 viteve të ekzistencës së saj e ka treguar se sa e rëndësishme ka qene duke ecur në drejtim të së ardhmes, pa u bërë pengesë.

Meta tha se ky është çelësi i suksesit të partisë së tij.

“Çelësi i suksesit të LSI, ecën gjithmonë në drejtim të erës, të së ardhmes e nuk bëhet pengesë për vendin”, tha Meta.

Meta tha më tej se koalicioni qeverisës ka funksionuar ndërsa LSI i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshjes së Shkodrës.

“Në tërësi, koalicioni ka funksionuar. Ka vend për rezultate dhe për më shumë bashkëpunim, edhe kur bëhet një reformë. LSI i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshje së Shkodrës”, tha Meta.

Duke folur për largimin e ministrit Haxhinasto, Meta tha se ai duhet parë si një ndryshim pozitiv. Ai vlerësoi se pasuesi i tij, Dervishaj është një person që ka eksperiencë më shumë në koalicionin me PS.

“Një dorëheqje është një ndryshim dhe unë mendoj që ndryshimet sjellin programe zhvillimore. Z. Dervishaj ka shumë eksperiencë në koalicionin me PS. Ky ndryshim do të sjellë efekte pozitive në Ministrinë e Transporteve dhe do t’i ndihmojë të gjithë”, tha Meta.