Në orën 18:00 Parlamenti i Shqipërisë pritet të mblidhet në sesionin e jashtëzakonshëm ku do të zhvillohet dhe ceremonia e betimit të Presidentit të ri, Ilir Meta.

Ilir Meta sot merr detyrën si president – ja ceremonia

Ilir Meta sot merr detyrën si president – ja ceremonia

Në orën 18:00 Parlamenti i Shqipërisë pritet të mblidhet në sesionin e jashtëzakonshëm ku do të zhvillohet dhe ceremonia e betimit të Presidentit të ri, Ilir Meta.

Seanca do të drejtohet nga nënkryetarja e Parlamentit Valentina Leskaj, e cila do të lexoi dhe formulën e betimit, pas të cilës Ilir Meta do të thotë “Betohem”, e do te marr zyrtarisht detyrën.

Mësohet se në ceremoninë e betimit në Parlament do të jenë të pranishem dhe deputetët e opozitës, njofton Top-channel.

Më pas pritet që Meta t’i drejtohet me një fjalë deputetëve, dhe pas kësaj, të drejtohet për në ambientet e Presidencës.

Në orën 19:25, do të jetë Bujar Nishani ai që do të presë Metën në hyrje të Presidencës, e më pas të dy do të zhvillojnë një takim të shkurtër në zyrën e Presidentit të Republikës.

Pas këtij momenti, Ilir Metës, i cili do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij dhe jo bashkëshortja Monika Kryemadhi, do t’i dorëzohet Kushtetuta e Shqipërisë, nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Ekzekutimi i Himnit Kombëtar, do të shoqërohet me 21 të shtëna topi që do të pasohen nga parakalimi i forcave të Gardës së Republikës.

Edhe në Presidencë, Ilir Meta, do t’i drejtohet me një fjalë të gjithë të ftuarve. E në fund, në mënyrë simbolike ai do të përcjell presidentin në largim Bujar Nishani. /Insajderi.com