Meta ndër të tjera shkruan se ato jan" />

Ilir Meta i takon në zyre 200 gra nga Kosova

Ilir Meta i takon në zyre 200 gra nga Kosova

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në presidencë një grup zonjash nga Kosova, si dëshmi të gjalla të luftës për Pavarësi.

Meta ndër të tjera shkruan se ato janë heroina, viktima të dhunës, abuzimit seksual dhe krimeve çnjerëzore.

“Sot pata një takim tepër emocionues, me 200 heroina të Luftës së Kosovës, viktima të dhunës e abuzimit seksual dhe dëshmi e gjallë e krimeve çnjerëzore të regjimit të së kaluarës.

Falenderoj në veçanti, ish-Presidenten Jahjaga, e cila iu ka dhënë zë e përkrahje të jashtëzakonshme grave dhe vajzave të Kosovës, për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe integruar plotësisht në komunitet e shoqëri”, shkruan Meta.