Ilir Azemi prej aksidentit kthehet në fushë

Ilir Azemi prej aksidentit kthehet në fushë

Sulmuesi kosovar, Ilir Azemi i cili ka shpëtoi nga aksidenti i rëndë me makinë në gusht të vitit 2014 tashmë është rikthyer në fushën e blertë dhe e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ndeshjen e  parë pas rikthimit, ai ka shkëlqyer duke shënuar pesë gola.

Ditën e djeshme Azemi zbriti në fushë me fanellën e ekipit të të rinjve të Greuther Furth duke mundur amatorët e Burgfarrnbach me rezultatin 17:­0, pesë gola prej të cilëve i shënojë sulmuesi i përfaqësueses kosovare.

“Kam qenë i emocionuar duke e ditur që pas një kohe shumë të gjatë po kthehem në fushë. Ende nuk jam 100 për qind i aftë për të luajtur në nivel të lartë, por shpresojë që këmba ime shumë shpejtë të riaftësohet plotësisht”, tha sulmuesi shtatlartë per “Kohen Ditore”.

Anëtari i Greuther Furth pësoj aksident të rëndë me makinë në Nyrenberg të Gjermanise, në gusht të vitit 2014. Kujtojme, që sulmuesi ishte paraqitur në ndeshjen e parë historike të Perfaqsuesës së Kosovës ndaj Haitit.