lir Azemi nuk do të jetë më pjesë e Greuther Furth. Është skuadra nga Bundesliga 2 që ka konfirmuar ndarjen me ish-sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës.
Azemi këtë sezon po luan i huazuar në Holstein Kiel të Ligës së tretë gjermane.
“Ne i kemi ndihmuar mjaft shumë Azemit dhe ai e ka pasur përkrahjen tonë. I dëshirojmë sukses në të ardhmen”, tha drejtori sportiv i Greuther Furth, Ramazan Yildirim për “Kickers.de”.
Pjesë e kësaj skuadre ishte që nga viti 2010, por aksidenti i pësuar në gusht të vitit 2014, bëri që ai të pauzojë dy vjet.
Pas atij aksidenti, Azemi nuk u dorëzua por u kthye sërish në futbollin profesionist, raporton Insajderi.
Skuadra e tij e tanishme, Hosten Kiel, ndodhet në vendin e dytë në Bundesligën e tretë gjermane dhe ndodhet afër ngjitjes në një rang më të lartë të garave. /Insajderi.com