Ilda Bejleri i reagon Mustafa Nanos: Imagjinoni të kishte gjoks ky

Ilda Bejleri i reagon Mustafa Nanos: Imagjinoni të kishte gjoks ky

Debati mes prezantueses sportive Ilda Bejleri dhe gazetarit Mustafa Nano vijon pas kritikave të këtij të fundit për veshjen e saj të ekzagjeruar dhe me dekolte të hapur.

Bejleri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke thënë se Nano është një i etur për vëmendje, duke ironizuar me fjalët: “Imagjino të kishte gjoks vetë ky polici (Nano), çfarë do të bënte për 5 minuta famë!”.

Reagimi i plotë:

Ndjese, qe nuk kam reaguar me pare por kam qene e impenjuar ne nje projekt shume domethenes per shqiptaret!

“Rikthimi i Dallendysheve”, qe kishte per qellim rikthimin e talenteve qe na bejne krenare jashte Shqiperise dhe nuk doja te njollosja kte super event, me “llumin” e opinionisteve qe na rrethojne. Ndoshta kjo eshte nje nga arsyet qe “dallendyshet” kane vendosur te shtegtojne larg.. sepse vlerat ne kete vend nuk perfillen dhe te eturit per vemendje bejne gjithcka per te dale ne siperfaqe, madje duke shkelur dhe mbi identitetin e kujtdo, per me teper duke dale dhe kunder nje ish-studenteje qe eshte diplomuar per gazetari!

Mendoj qe “policin” e minifundit dhe dekoltese ta dergojme dhe ne Itali:) se mbase aty gjen paqe..tani qe po qendroj ne dhomen time pyes veten: Imagjino te kishte gjoks vete ky polici? Cfare do ishte valle? dhe cfare do bente per 5 min “fame” ps. Emisionin ja mbani mend besoj! Ne cfare ore dhe ku transmetohet..:))