Ilaçi që ndihmon ta luftojë kancerin në mushkëri [FOTO]

Ilaçi që ndihmon ta luftojë kancerin në mushkëri [FOTO]

Për herë të parë është zbuluar një mendikament që ndihmon në përmirësimin e parandalimit të kancerit në mushkëri. Është një ilaq i cili ka pasur shumë sukses në mbijetësin e shumë njerëzve të cilët janë diagnostifikuar me këtë lloj kanceri.

Bëhet fjalë për ilaçin “Keytruda”, dhënë me kimioterapi standarde, ndërsa ka shkurtuar gjysmën e rrezikut të vdekjes ose të keqësimit të kancerit, krahasuar me kimioterapinë e dhënë vetëm pas gati një viti.

Rezultatet pritet të vendosin shpejt një standard të ri të kujdesit për rreth 70,000 pacientë çdo vit në Shtetet e Bashkuara, kanceri i mushkërive të të cilit tashmë është përhapur, shkruan Insajderi.

Realizatori i këtij ilaqi doktor Jon LaPook ka thënë për CBS News ndjehet shumë i emocionuar me rezultatet e këtij studimi.

“Unë kam qenë doktor për 38 vjet, kanceri në mushkëri është mjaftë i përhapur dhe ai ka qenë një djall për mua dhe për pacientët e mi dhe tash që kam një terapi për ta jam shumë i emocionuar”, ka thënë LaPook. /Insajderi.com