Ikje nga vendi i aksidentit – pasi gati hyjn në trotuar me veturë duke rrezikuar këmbësorët

Ikje nga vendi i aksidentit – pasi gati hyjn në trotuar me veturë duke rrezikuar këmbësorët

Një veturë gati sa nuk ka hyrë brenda dyqaneve në rrugën “Gjorgj Bush” në qendër të kryeqytetit, duke prishur pengesat në trotuar dhe duke thyer një pemë.

Ata kanë rrezikuar edhe jetët e shumë qytetarëve që qarkullojnë në numër të madh në këtë rrugë.

Por tre personat që kanë qenë në veturë, njëri prej tyre shofer, vetëm kanë dalë jashtë veturës për disa sekonda dhe më pas kanë ikur.

Insajderi ka siguruar një video në të cilën shihet vetura teksa ikë nga vendi i ngjarjes.