IHK njofton se javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave

IHK njofton se javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë vikend.

Sipas IHK-së, do të jetë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

“Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht ditën e diele. Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta, minimalet nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së, transmeton Koha.net.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të vlerave mbi normalen. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare.

IHK njofton se javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale.