Identifikohet vozitësi i veturës që kaloi nëpërmes sheshit në Prishtinë

Identifikohet vozitësi i veturës që kaloi nëpërmes sheshit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka identifikuar personi që kishte lëvizur me veturën e tij nëpërmes sheshit “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur para disa ditësh, ndërkaq policia ka arritur që të enjten të identifikoj veturën dhe ngasësin që ka dal të jetë një 21 vjeçar.

“A. B, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit menjëherë ka shqiptuar masën administrative të fletëparaqitjes për gjykatë, për veprimin kundërvajtës në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com

Më tepër për Dosjen Grande

Biznesi i Ukë Rugovës nuk ia paguante tatimin shtetit