Icardi i tregon besnikëri Interit: Dua të bëhem si Zanetti

Icardi i tregon besnikëri Interit: Dua të bëhem si Zanetti

Vite më parë kur mbërriti në Milano, Mauro Icardi ndante “faqen” e gazetave me Ishak Belfodilin. Tani, kohët kanë ndryshuar shumë. Njëri luan për Standardin e Liezhit, kurse tjetri është kapiten i zikaltërve dhe bën që “Gazzetta dello Sport” t’i rezervojë plot dy faqe.

Në intervistën më të fundit të dhënë për të përditshmen sportive italiane, Mauro Icardi zbuloi se lojtarët janë me trajnerin Stefano Pioli, ndërsa nuk u mendua dy herë për t’u kthyer përgjigje kritikëve të vet.

Gjithashtu, ai nuk u tërhoq kur i kërkuan nëse do që të qëndrojë për shumë vite të tjera kapiten i zikaltërve.

“Është një nder i madh për mua që të krahasohem me një pjesë të historisë të Interit si Havieri. Kur të jem në fund të kontratës, sigurisht që do të ulemi për të biseduar. Unë dua të qëndroj këtu”, ka thwnw ai.

Ai I ka mbetur besnik edhe deklaratws pwr idhullin e tij, Batistutws, përcjell panorama.

“Vitet kalojnë, por idhujt nuk ndryshojnë. Me atë nuhatje që kishte ai për golin, nuk mund të jetë ndryshe”.