Mauro Icardi duket se është i vendosur që të shndërrohet në heroin e kësaj jave. Ai shënoi golin e tij të katërt për Interin, ekipin që po udhëheqë 5:0 ndaj Sampdorias në Gjenovë dhe duket se është i pandalshëm. Icardi i ka edhe 40 minuta lojë dhe mund të shënojë edhe më shumë gola, nëse vazhdon me këtë lojë. Shikojeni golin e katërt të Icardit dhe të pestin për Interin.