Icardi: Dua të rri përgjithmonë te Inter

30.03.2017 14:11
Icardi: Dua të rri përgjithmonë te Inter

Mauro Icardi, nga ndeshja në ndeshje po demostron se është një kapiten i denjë për Interin. Golat e shumtë dhe angazhimi i madh i ka bindur drejtuesit zikaltër, që të ngrenë projektin e ri të klubit, pikërisht mbi sulmuesin argjentinas.

Nga ana tjetër, edhe vetë Icardi premton se është i gatshëm të udhëheqë klubin drejt sukseseve e trofeve.

“Jam shumë mirë. Unë jam tifoz me Interin dhe bashkë me familjen time, ndihemi shumë mirë në Milano. Dëshiroj dhe shpresoj të qëndroj sa më gjatë këtu”, u shpreh argjentinasi.

Të hënën Interi do të rikthehet në fushë, për t’u përballur me Sampdorian, ekipin ku Icardi debutoi në Serinë A. Ai luajti 33 ndeshje për xhenovezët dhe realizoi 11 gola, të cilët bindën zikaltërit për ta afruar menjëherë.

Icardi komentoi gjithashtu edhe pronarët e rinj të klubit, duke vlerësuar angazhimin e tyre.

“Suning është një  grup serioz. Pronarët tanë janë shumë të angazhuar dhe që në fillim na kanë dhënë mesazhin, se dëshirojnë të rikthejnë klubin në nivele të larta. Tani na mbetet në futbollistëve të tregojmë veten në fushë dhe të arrijmë rezultate”, tha kapiteni i Interit.