Ibrahimoviç tregon përparësinë e Suedisë ndaj Italisë

Ibrahimoviç tregon përparësinë e Suedisë ndaj Italisë

Zlatan Ibrahimovic i sheh dy ndeshje të mëdha ato ndërmjet Suedisë dhe Italisë në play-off të Kupës së Botës

Suedia dhe Italia do të luftojnë për një vend në Kupën e Botës, për të qenë në mesin e 32 Kombëtareve më të mira.

Këto dy ndeshje ndërmjet këtyre dy Kombëtareve i sheh shumë të vështira sulmuesi, Zlatan Ibrahimovic, i cili tashmë është pensionuar nga Suedia.

“Këto do të jenë dy ndeshje të mëdha, të vështira për të dy skuadrat”, tha fillimisht Ibra për Sky Sport Italia.

“Të dyja do të bëjnë gjithçka për t’u kualifikuar, sepse këto janë ndryshe prej atyre të fazës së grupeve. Përparësi e Suedisë do të jetë se ata luajnë pa presion, sepse unë nuk jam dhe pritjet e të gjithëve janë më të vogla”./Express/