Ibrahimovic: Do të rikthehem, dhe më i fortë se kurrë më parë

Ibrahimovic: Do të rikthehem, dhe më i fortë se kurrë më parë

Zlatan Ibrahimovic, ashtu si jo rrallë herë në të kaluarën, ka dhënë një tjetër deklaratë bombastike.

Duke folur për faqen suedeze ‘Futbollskanalen’, ylli i Manchester United ka paralajmëruar rikthimin e fuqishëm të tij, përcjell Insajderi.

Ibrahimovic pohoi se do të jetë më i mirë se kurrë, kur do të kthehet nga lëndimi.

“Do të kthehem dhe do të jem më i mirë dhe më i fortë se para se të lëndohesha”, tha Ibrahimovic.

“Ky është synimi im dhe kjo do të ndodhë, nuk ka opsion tjetër”, shtoi Ibra.

“Nuk është një opsion thjesht të kthehem dhe të zhongloj me topin. Këtë mund ta bëj me një këmbë”, theksoi ai.

Ibrahimovic pësoi lëndim në ligamentin e tij sezonin e kaluar me Manchester Unitedin, por pritet t’i rikthehet fushave rreth kohës së Krishtlindjeve, pasi Manchester United i vazhdoi kontratën edhe prë një vit.

Sezonin e kaluar ai realizoi 28 gola në të gjitha kompeticionet me ‘Djajtë e Kuq’. /Insajderi