Ibrahimovic sjellë të ardhura marramendëse për United

Ibrahimovic sjellë të ardhura marramendëse për United

Nëse këto shifra konfirmohen atëherë bëhet fjalë për një arritje historike në biznesin e futbollit. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, Manchester United ka shitur aq shumë fanella të Zlatan Ibrahimovic gjatë kësaj jave sa ka arritur shumën totale 76 milionë paundë, rreth 90 milionë euro.

Duke qenë se te dyqanet e Manchester United, fanella e re “Adidas” e Ibrahimovic, kushton 105 euro, atëherë për të arritur shifrën e lartpërmendur do të thotë se janë shitur rreth 800 fanella me numrin 9, që klubi ia hoqi Anthony Martial për t’ia dhënë imazhit të ri të marketingut. Lëvizja ka qenë e gjetur sepse në këtë mënyrë “djajtë” kanë nxjerrë rreth 10 milionë euro, të nevojshme për blerjen e Paul Pogba nga Juventus.

Kur suedezi zbarkoi te Manchester United, Rob Ëilson, ekspert finance në universitetin e Sheffield, deklaroi për BBC: “Nuk do të ishte një habi që Ibra të shesë më shumë fanella se Ronaldo apo Messi. Kosto e mungesës në Champions League shkon deri në 60 milionë euro, por kjo shumë mund të vijë nga Ibra. Zlatan ka një profil global dhe shumë vetë në Azi e Afrikë do të marrin fanellën e Manchester United me numër 9.”

Pra, Ibra ka nxjerrë nga shitja e fanellës së tij pagën e majme (rreth 16 milionë euro në sezon) dhe deficitin nga mungesa në Champions.

Me këto ritme duket se Manchester United do të jetë ekipi që do të shesë më shumë fanella, si ndodhi me Barcelonën në sezonin e kaluar që shiti 3.6 milionë bluza, 600 mijë më shumë se United.