Ibrahimovic refuzoi 100 mln euro nga kinezët

Ibrahimovic refuzoi 100 mln euro nga kinezët

Jo të gjithë i ka tërhequr Kina dhe paratë e mëdha që kanë ofruar sezonin e fundit. Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic është njëri prej tyre dhe këtë verë ai ka refuzuar një shumë marramendëse për të luajtur në Premier League.

Lajmin e ka konfirmuar Mino Raiola, menaxheri i sulmuesit që këtë verë kaloi te Manchester, duke thënë: “Ibra refuzoi 100 milionë euro nga kinezët. Arsyeja? Ai nuk dëshiron më të fitojë kaq shumë parà, ai dëshiron të fitojë trofe”, tha Raiola.

Ndërkohë që Ibrahimovic vazhdon të vendosë rekorde të reja, duke shënuar në Europë me 7 klube të ndryshme.

Ai ishte protagonist i fitores që United arriti dje në ndeshjen e dytë të Europa League ndaj Zorya, duke realizuar golin e fitores në 20 minuta nga fundi i takimit.

“Është i lumtur tek United, e donte këtë skuadër dhe vendosi të luajë aty, për të fituar edhe në Premier League, siA ka fituar kudo ku ka luajtur”, u shpreh sot për mediat italiane menaxheri Mino Raiola.