Ibrahimoviç prezantohet para tifozëve me një gol “alla Ibra”

30.07.2016 20:54
Ibrahimoviç prezantohet para tifozëve me një gol “alla Ibra”

Zlatan Ibrahimoviç i janë dashur vetëm 4 minuta lojë me fanellën e Manchester United për të treguar vlerat e tij dhe spektaklin që mund të dhurojë.

Tifozët e skuadrës angleze duhet të jenë të lumtur për transferimin e kërkuar me ngulm nga Mourinho, pasi suedezi, në ndeshjen e parë me këtë klub, në miqësoren kundër Gallatasarajit që luhet në Suedi, gjeti rrugën e rrjetës me një gjuajtje spektakolare.


Zlatan Ibrahimovic Debut GOAL – Manchester… by Spanish-Football