Ibrahimovic, mbreti i faulleve në Premier League

Ibrahimovic, mbreti i faulleve në Premier League

Mbrojtësit anglezë kanë, me të drejtë, reputacionin se janë nga më të ashprit dhe ata që shkaktojnë më shumë ndërhyrje të palejuara në panoramën e futbollit europian.

Ndoshta kjo ndodh për shkak se ata mbështeten shumë te forca e tyre fizike për të mbuluar mangësitë teknike. Por dominimi i tyre, për sa i takon numrit të faulleve, është ndalur nga zbarkimi i një suedezi në kampionatin anglez.

Në fakt, Zlatan Ibrahimovic është lideri i renditjes së lojtarëve që kanë regjistruar numrin më të madh të ndërhyrjeve të palejuara në dhjetë javët e para të Premier League. Ylli i “Djajve të Kuq” ka realizuar 24 faulle. Mbas tij, Troy Deeney, kapiteni i Watford-it me 21 ndërhyrje të sanksionuara nga arbitrat, shkruan Telesport.

Një vend i dytë që ndahet me Calum Wilson të Bournemouth.

Lista e pesë pozicioneve të para të të këqijve të Premier League mbyllet nga Victor Wanyama dhe Vincent Janssen, të dy lojtarë të Tottenham. Ndërkohë, rezultatet me ulje-ngritje të Manchester United nuk kanë vënë në bankën e të akuzuarve vetëm Mourinho-n, por edhe sulmuesin e ëndrrave që duhej të transformonte skuadrën, i cili nuk shënon prej pesë ndeshjesh. Sulmi më i ashpër ndaj suedezit ka ardhur nga “Manchester Evenening”.

“Morinho duhet ta lërë në stol, më mirë Martial ose Rashford”.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=YeoxOGradjo