Ibrahimoviç: Kur luaj kundër ekipeve të Guardiolas më ngritet adrenalina

Ibrahimoviç: Kur luaj kundër ekipeve të Guardiolas më ngritet adrenalina

Futbollisti suedez Zlatan Ibrahimoviç ka pranuar se kur luan kundër ekipeve që drejton Josep Guardiola, ndien motivim shtesë dhe rritje të adrenalinës.

“Kur luaj kundër skuadrave që ai drejton, kjo më motivon në mënyrë të veçantë, më ngritet adrenalina. Nuk ka asgjë personale, kjo është vetëm pjesë e lojës”, ka thënë Ibrahimoviç.

Të dy kanë bashkëpunuar në Barcelonë gjatë sezonit 2009-10, por Ibrahimoviç pati vendosur të shkojë në Milano, dhe më pas në opinion drejtoi shumë kritika ndaj punës së Guardiolas.