Ibrahimi: Interpretimi i himnit, jo për provokim

Ibrahimi: Interpretimi i himnit, jo për provokim

Lëvizja “Besa” nuk e ka votuar Talat Xhaferrin për kryeparlamentar edhepse ka qenë në sallë në momentin e dhënies së betimit.

Deputetët e kësaj partie janë larguar nga kuvendi pak para përshkallëzimit të situatës.

Zeqirija Ibraimi shprehet i vetëdijshëm për nxitjen e reagimeve te protestuesit nga këndimi i himnit shqiptar në foltoren e Kuvendit, por arsyetohet me idenë që partia e tij nuk ka qenë e informuar me skenarin e LSDM-së dhe partive tjera shqiptare.

“Sikur ne do ta kishim ditur se një skenar i tillë do të ndodhte, edhe pse çështja e himnit kombëtar askush nuk mund të ma ndaloj, por ne nuk ishim paraprakisht të njoftuar se ka një skenar të përgatitur pas zgjedhjes së zotit Xhaferi në krye të Parlamentit”, ka deklaruar Ibraimi. /Insajderi.com