Ibrahim Rugova përjetësohet në mozaikun e Katedrales së Prishtinës

31.08.2017 21:23
Ibrahim Rugova përjetësohet në mozaikun e Katedrales së Prishtinës

Në prag të shugurimit të katedrales këtu po punohet me intensitet të shtuar.

Në muret e katedrales Nënë Tereza në Prishtinë janë portretizuar figura të kishës katolike, por edhe të atyre që ndihmuan në ngritjen e këtij objekti kulti.

Kështu, një vend i është lënë edhe presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Është presidenti historik i cili me shpirt e ka përkrahur”, thotë vikari i kishës katolike, Dom Lush Gjergji. /Klan Kosova/