Ibra i dytë, 17-vjeçari që po e ndjekin 4 klube

Ibra i dytë, 17-vjeçari që po e ndjekin 4 klube

 

Liverpool aktualisht po bën një kampionat të shkëlqyeshëm nën drejtimin e teknikut Jürgen Klopp, por klubi anglez nuk ndalet së kërkuari për lojtarë të cilët mund të formojnë një skuadër ideale për Gjermanin.

Kështu, siç raporton e përditshmja spanjolle “Sport“, 17-vjeçari suedez Alexander Isak është synimi i radhës i “Të kuqve” për merkaton e verës. Roli i tij është sulmues dhe parashikohet të jetë një Zlatan Ibrahimovic i dytë pas disa viteve, porsa të arrijë pjekurinë e duhur fizike dhe taktike. Këtë krahasim e ka bërë i pari shoku i tij i skuadrës, Chinedu Obasi.

Djaloshi ka fituar vëmendjen e hierarkisë së Liverpool-it me performancat e tij të shkëlqyera që kur debutoi me skuadrën e parë të AIK-ut në gusht, duke shënuar nëntë gola në 22 ndeshje të luajtura.

Ndërkaq, “Sport” kujdeset të theksojë se Klopp do të vuajë një konkurrencë të ashpër për lojtarin e kombëtares nordike U-17, sepse edhe klube si Real Madrid, Bayern München dhe Leicester City thuhet se po e ndjekin zhvillimin e sulmuesit të talentuar. Javën e kaluar, Isak festoi 17-vjetorin e lindjes duke shënuar dygolësh në derbin e Stockholm-it kundër DIF-it./Telesport.al

https://www.youtube.com/watch?v=SgE_Lpq0INM