Një rast i kanosjes është raportuar në Policinë e Kosovës në Vushtrii dje në mëngjes. Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rr. Shemsi Istrefi.
Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar ka kanosur përmes telefonit viktimën mashkull shqiptar, pasi që ky i fundit ja kishte marr 3050 euro të dyshuarit për t’ia rregulluar një vizë. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.