Ia djegin veturën në oborr të shtëpisë

28.11.2017 11:56
Ia djegin veturën në oborr të shtëpisë

Një rast i zjarrvënies së qëllimshme është regjistruar në fshatin Demjan të Gjakovës. Policia raporton se rasti ka ndodhur rreth orës 01:05 të mëngjesit.

“Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e tij i kanë vënë zjarrin veturës së tij. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, raporton policia.