I vazhdohet paraburgimi katër të arrestuarve të kërkuar nga INTERPOL

I vazhdohet paraburgimi katër të arrestuarve të kërkuar nga INTERPOL

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar paraburgimin prej dy muajve katër të arrestuarve, Mario Millosheviq, Gjorgje Paviqeviq, Strahinja Dankoviq dhe Laureta Zyba.

Sipas Gjqytarit  të procedurës të pandehurve i është vazhduar paraburgimi për arsye se provat e gjetura deri më tani janë të pamjaftueshme, shkruan Insajderi.

“Sipas Gjyqtarit të procedurës provat e gjetura e deri më tani janë të pamjaftueshme për sigurimin  prezences së të pandehurve në procedurë, rjedhë normale të procedurës penale dhe në parandalimin e kryerjes së veprave tjera penale andaj me qëllimt të zbatimit me sukses të procedurës penale vazhdimi i paraburgimit të pandehurve konsiderohet i domosdosem dhe i arsyeshm”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës.

Të pandehurve i është vazhduar paraburgimi për shkak të kryerjes së veprës penale, “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve dhe blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Sipas Gjykatës ekziston dyshimi se të pandehurit nëse lihen në liri ekziston dyshimi se mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshaur ose falsifikuar provat e veprës penale

Sipas gjyqtarit pasi që i ka analizuar të gjitha provat ekziston dyshimi se më datë 18.07.2019 rreth orës 19:00-20:00 në lagjen Kalabria në Prishtinë pas një kontrolli policor në bazë të informacioneve se personat në kërkim ndërkombëtar gjenden në banesat e Lesnës, Policia e Kosovës e ka bastisur atë rajon dhe një automjet Mercedes ku ishte i pandehuri Mario Millosheviq kanë gjetur një pistoletë CZ99, ndërsa në banesën që ishte duke e shfrytëzuar janë gjetur i pandehuri Gjorgje Paviqeviq dhe e pandehura Laureta Zyba dhe 101 fishekë, një pistoletë, substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe letër mbësthjellëse të narkotikëve, pastaj në banesën ku ka banuar Strahinja Dankoviq janë gjetur substanca narkotike”, thuhet në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit.

Arrestimi i Mario Milloshevic, Gjorgje Paviqevic shtetas të Malit të Zi, Strahinja Dankovic shtetas serb dhe Laureta Zyba shtetase shqiptare, është bërë pasi të dyshuarit kanë qenë të kërkuar nga INTERPOL. /Insajderi.com