I “plotfuqishmi” Avdush

I “plotfuqishmi” Avdush

Avdushi ka aftësi marramendëse manipuluese, por ka edhe shumë pushtet në shoqëri; pushtet që është i shtrirë edhe në drejtësi. Më saktësisht, Avdushi është një njeri ilgeal në shumicën e rasteve.

Ky është personazhi të cilit i këndon grupi kosovar “LLOCH” në projektin e të fundit të publikuar më 5 mars, e të titulluar: “Avdushi”. Grupi kosovar që satirizon shpeshherë me dukuri e fenomene që ndodhin në shoqërinë kosovare, të njëjtën gjë e ka bërë edhe në “Avdushi”.

“Raftin plot me libra… më falni, krejt me dosje”, thuhet në këngën e “LLOCH”-it të publikuar javën e kaluar, teksa hedh një vështrim satirik që i jep goxha kuptim veprimtarisë së Avdushit.

Në këtë projekt, Avdushin e portretizon aktori kosovar Ernest Zymberi, i cili është i njohur për rolin e tij të “Preshevës” në serialin vendor “O Sa Mirë”, raporton Insajderi.

Objektivi i “LLOCH”-it është të elaborojë tema të ndryshme sociale, të gjitha këto përmes këngëve satirike. /Insajderi.com