I pensionohet mësuesi i klasës së parë – deputeti e përkujton përmes një shkrimi me plot gabime

I pensionohet mësuesi i klasës së parë – deputeti e përkujton përmes një shkrimi me plot gabime

Deputetit të Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, i është pensionuar mësuesi i klasës së parë, Ajredin Shala, por nxënësi i Shalës që arriti të bëhej deputet i Kuvendit të Kosovës e ka ende sfidë drejtshkrimin në gjuhën shqipe.

Berisha e ka përkujtuar mësuesin Ajredin Shala përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook – të cilës ia ka bashkangjitur edhe një foto me mësimdhënësin që doli në pension. Por, shkrimi i Berishës përmban plot gabime drejtshkrimore.

Megjithë gabimet në shkrim, Berisha ka shprehur lëvdata për mësuesin Ajredin, duke thënë se i ka kushtuar një jetë të tërë, arsimit e kulturës.

Në vend se të shkruajë “nxënësit”, deputeti i NISMA-s ka shkruajtur “nxësit”. Ndërkaq, në vend të “veçantë”, Berisha ka shkruar “veçant”.

Për këto dhe gabime të tjera, ky është postimi i Berishës për mësuesin e tij:

Mësuesi im i klasës së parë, pas 45 viteve punë në arsim nga sot pensionohet.

Ishte moment i veçantë dhe emocionale përshëndetja me mësuesin e parë i cili një jetë i kushtojë arsimit dhe kulturës në fshatin tim të lindjes.

Të veçant mësuesin  Arjedin Shala e bënë edhe fakti se në momentet vendimtare për Kosovën u bashku me ne, nxësit e tij, në luftën për liri.

Dhjetra gjenerata nga fsh. Billushë-Kushtrim jemi krenarë që patëm fatin të kemi mësues  Arjedin