REPORT TV ka siguruar një foto ekskluzive të Nuel Kalajt, e cila është shkrepur në datë 3 korrik 2018, pra vetëm pak javë më parë në Prishtinë në një aktivitet. Në foto bizne" />

Prokuroria e Shqipërisë e kërkon, ai del në skenë së bashku me Ramush Haradinajn

Prokuroria e Shqipërisë e kërkon, ai del në skenë së bashku me Ramush Haradinajn

REPORT TV ka siguruar një foto ekskluzive të Nuel Kalajt, e cila është shkrepur në datë 3 korrik 2018, pra vetëm pak javë më parë në Prishtinë në një aktivitet. Në foto biznesmeni Kalaj shfaqet në krah të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe një tjetër personi.

Biznesmeni nga Prizreni është një emër i njohur për politikën shqiptare dhe jo vetëm. I akuzuar se ka luajtur rolin e sekserit për marrëveshjen e privatizimit të OSSH mes kompanisë çeke të energjisë, CEZ dhe qeverisë “Berisha”, ai nuk u paraqit për të dëshmuar asnjëherë në Komisionin Hetimor të Kuvendit, por edhe në organet e tjera pas fletëthirrjes, ndërsa nuk dihet vendndodhja e tij.

Aktualisht dosja hetimore e CEZ ndodhet në prokurorinë e Tiranës, ndërsa hetimet po drejtohen nga Ndini Tavani dhe Erjon Imeraj. Autoritetet shqiptare i kanë dërguar një letërporosi palës kosovare për ta marrë në pyetje në lidhje me akuzat e ngritura në Shqipëri, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje, pasi ende nuk kanë rënë në gjurmët e biznesmenit.

Nuel Kalaj është negociatori kryesor i marrëveshjes mes CEZ dhe qeverisë shqiptare. Report  TV pak kohë më parë zbardhi korrespondencën e Nuel Kalajt me drejtorin e madh të CEZ-it në Çeki, Roman Martin. Në atë dokument faktohet se negociatat kanë nisur që në 2005.

“Më vjen keq sinqerisht të shoh se pas një pune të lodhshme 4 vjeçare për CEZ-IN, dhe luftës që kam bërë që një kompani e suksesshme si CEZ-i të hynte në tregun energjetik shqiptar,  probleme të tilla të shkatërrojnë frytet e një pune të vështirë, punë që unë dhe zoti Petran kemi bërë për muaj e muaj me radhë, negociata pas negociate që u finalizua me sukses me privatizimin e OSSH” shkruante Kalaj në emailin drejtuar drejtorit të madh të CEZ-it, ku ankohet për punën e drejtuesit të CEZ-it në Shqipëri Jozef Hejsek. Emaili daton më 7 shtator 2009, kohë kur privatizimi i CEZ ishte kryer.

Komisioni hetimor administroi një llogari bankare të Nue Kalajt, i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro. Këto shuma i ka tërhequr cash me 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009. Për dosjen CEZ, janë marrë në pyetje në prokurori pak kohë më parë Shkëlzen Berisha, ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe një sërë ish-zyrtarësh të tjerë, pasi dyshohen si të implikuar.