I ikë Policisë – Arrestohet 37-vjeçari, të cilët iu gjetën 30 mijë e 500 euro cash

I ikë Policisë – Arrestohet 37-vjeçari, të cilët iu gjetën 30 mijë e 500 euro cash

Një 37 vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Fierit në Shqipëri, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar në një pikë kontrolli të ngritur nga blutë.

Shërbimet e policisë iu vunë në ndjekje drejtuesit të mjetit dhe e ndaluan në lagjen “1 Maj” të Fierit.

Gjatë kontrollit në makinë , 37-vjeçarit me incilaet K.B  iu gjetën 30 450 euro. Burimin e tyre ai nuk e justifikonte dhe dyshohet se janë produkt i aktiviteteve kriminale.Ndaj tij rëndojnë dy vepra penale ajo e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit.