Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, tha se trafikimi me qenie njerëzore është një problem që po përsëritet dhe, përveç ndërhyrjeve që bën Policia e Kosovës, ia tha se ka nevojë për një angazhim të spektrit më të madh shoqëror, social dhe politik.
“Problem e kemi edhe përdorimin e narkotikëve, ku kryesisht janë të përfshirë grupmoshat shkollore dhe është duke marrë përmasa shqetësuese. Ne duhet të gjithë së bashku që të punojmë nënë parandalimin e konsumit të drogave në mënyrë që Policia e Kosovës të merret vetëm me personat që trafikojnë drogë”, theksoi ministri Hyseni.
Sa i përket radikalizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm, ministri Hyseni tha se në bazë të të dhënave të Policisë së Kosovës, që 11 muaj nuk kemi të regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve tanë në vatra të krizave.
“Parandalimi i këtij fenomeni është bërë falë bashkëpunimit që kemi bërë bashkërisht edhe ju anëtarët e këshillave të sigurisë dhe miratimin të ligjit kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja”, ka tha Hyseni.
Këto komente ministri Hyseni i bëri në Komunën e Gjilanit në kuadër të turneut nëpër komunat e Kosovës me qëllim të angazhimit të përbashkët në mënyrë që të punohet sa më shumë në parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e lypsarëve.
Situata e përgjithshme e sigurinë në rajonin e Gjilanit u vlerësua shumë e mirë, dhe u konstatua se në bazë të takimeve me këshillat komunale për siguri është bërë një punë shumë e mirë në parandalim./Insajderi.com