Hyseni: Kosova nuk humbë asnjë metër me marrëveshjen e demarkacionit

Hyseni: Kosova nuk humbë asnjë metër me marrëveshjen e demarkacionit

Ministri i Punëve të Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka përkrahur ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Hyseni ka thënë se ai pa asnjë hezitim do të votonte sepse një gjë e tillë është në të mirën e Kosovës.

“Nuk është në natyrën time të hezitoj për diçka që është e mirë për Kosovën. Nuk do të duhej të lihen në geto qytetarët e Kosovës, dhe të izolohen në Kosovë”, ka thënë Hyseni.

Hyseni është shprehur i bindur se me marrëveshjen aktuale Kosova nuk humb asnjë metër katror dhe thotë se në të kundërtën do të ishte vetë kundër kësaj.

“Vetëm nëse një metër katror e Kosovës do të humbej unë do të isha kundër, por duhet edhe ata  që janë kundër të sjellin argumentet që kjo marrëveshje është kundër”, ka thënë Hyseni

Hyseni ka thënë se përgjigja e demarkacionit duhet të jepet cila do çoftë ajo që të i jepet një zgjidhje, sepse në jemi në një situatë aspak të mirë.