Hyseni: Kam parë keqardhje tek anëtarët e Interpolit për rastin e Haradinajt

Hyseni: Kam parë keqardhje tek anëtarët e Interpolit për rastin e Haradinajt

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni e ka quajtur të pa pranueshëm arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me fletë arrestin e lëshuar nga Serbia.

“Është tërësisht e papranueshme që luftëtarët e lirisë ndalohen në bazë të urdhër arresteve të lëshuara përmes Interpolit. Në rastin Haradinaj ai e ka dëshmuar pafajësinë e vet në shumë gjykata të drejtësisë”, ka thënë Hyseni në forumin e organizuar nga Lëvizja Fol.

Hyseni, ka thënë se lidhur me këtë rast ka parë një keqardhje nga anëtaret e Interpolit, por ata janë të detyruar ta zbatojnë atë derisa nuk ndërrohet kushtetuta e tyre.

“Deri sa Interpoli nuk e ndërron kushtetutën janë të detyruar ta respektojnë, kam parë keqardhje në respektimin e kërkesës së tillë. Po mundohemi që me shtetet mike të ndikojmë në moszbatimin e këtyre fletëarresteve”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se nuk e kanë pritur një zvarritje kaq të madhe në rastin  e Haradinajt./Insajderi.com