Hyseni braktisi konferencën ndërkombëtare pasi Kosova u prezantua me “1244”

Hyseni braktisi konferencën ndërkombëtare pasi Kosova u prezantua me “1244”

Prezantimi i Kosovës me Rezolutën 1244 në nismën ministrore të Procesit të Pragës e cila po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, ka nxitur ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, që të largohet nga konferenca në mënyrë demonstrative.

“Ky de nominim është i papranueshëm ka theksuar ministri Hyseni, duke shtuar se nëse i bëhet çfarëdo reference Rezolutës 1244 , duhet t’i bëhet referencë e çartë edhe mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, pra në pajtim me fusnotën e cila është aplikuar edhe në MSA të nënshkruar midis Kosovës dhe BE-së”, thuhet në një komunikatë të MPB-së.

Ministri Hyseni ka theksuar në fund se Republika e Kosovës do të kthehet në këtë nismë posa të bëhen korrigjimet e nevojshme në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për përfaqësimin e Kosovës, thuhet në komunikatë./Insajderi.com