Hysaj do të shitet tek një klub i madh, Napoli gjen zëvendësuesin

Hysaj do të shitet tek një klub i madh, Napoli gjen zëvendësuesin

Si zakonisht, në çdo periudhë merkatoje nëpër media qarkullojnë hipoteza për shumë lëvizje të mundshme të lojtarëve. Edhe mbrojtësi i Napolit dhe kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së medias për një largim të mundshëm nga skuadra italiane.

Drejtuesi i emisionit sportiv “Si Gonfia La Rete” në Radio Crc, Rafael Auriema, u shpreh se në merkaton e janarit Napoli nuk pritet të bëjë lëvizje, por në verë ata do të kryejnë disa ndryshime të rëndësishme në skuadër.

“Hysaj është një nga më të mirët e rolit të tij në Europë dhe janë disa skuadra të mëdha që po e monitorojnë. Nëse Napoli e shet do të përfitonte 50 milion euro dhe me to do të investonte për pasardhësin e tij, i cili me shumë mundësi do të jetë Konti i Atalantës, ose dikush i ngjashëm me të”, tha ai. /Insajderi.com