Hysaj rrezikon të mungojë në lojën e ardhshme

Hysaj rrezikon të mungojë në lojën e ardhshme

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares, rrezikon të mungojë në ndeshjen ndaj Sampdorias.

Maurizio Sarri, trajneri i Napolit, është në telashe të mëdha me repartin e mbrojtjes para ndeshjes me Sampdorian, e cila luhet të shtunën.

Sipas Calciomercato.com, mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, rrezikon të mungojë në ndeshjen ndaj Sampdorias për shkak të gripit, shkruan Express.

Por, Sarri nuk do të ketë vetëm mungesën e Hysajt. Ai nuk do të mund të llogaritë edhe në katër mbrojtës të tjerë.

Fjala është për Vlad Chiriches (dëmtim të muskujve), Raal Albiol (i pezulluar) dhe Kalidou Koulibaly e Faouzi Ghoulam (të angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës).