Hysaj refuzoi skuadrën e madhe nga Serie A

31.08.2017 11:33
Hysaj refuzoi skuadrën e madhe nga Serie A

Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare, ka refuzuar transferimin te Juventusi

Elseid Hysaj e ka pasur një mundësi të madhe që gjatë kësaj vere të transferohet te kampioni i Italisë, Juventusi.

Por, mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare ka refuzyar këtë mundësi pasi ka dashur të qëndroj në Napoli.

Këtë e ka zbuluar menaxheri i lojtarit, Mario Giuffredi për gazetën italiane, Il Mattino, përcjell Express.

“Do t’ju tregoj për Hysajn: Juve më thirri dhe më pyeti për të. I dëgjova dhe pastaj telefonova Hysaj”, tha Giuffredi për Il Mattino.

“Ai as që më lejoi të hapja biseda me Juventusin sepse ai më tha se nuk po mendonte të largohej nga  Napoli dhe donte të qëndronte në Napoli. Ai dëshiron të fitojë Serie A”, ka theksuar ai.

Hysaj, i cili është pjesë e Napolit nga viti 2015, ka kontratë me skuadrën nga San Paolo deri në vitin 2021.