Hysaj mposht Xhemailin në derbin e shqiptarëve të Serisë A

Elseid Hysaj mposht Blerim Xhemailin. Skuadra e Napolit ka mposhtur 3:1 skuadrën e Bologna-s në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "San Paolo".

Hysaj mposht Xhemailin në derbin e shqiptarëve të Serisë A

Napoli ka marrë tri pikët në ndeshjen e xhiros së katërt në Serie A, pasi kreu detyrën duke mposhtur skuadrën e Blerim Xhemailit, Bologna-n.

Në këtë ndeshje shkëlqeu transferimi i ri i napolitanëve, Arkadiusz Milik, i cili shënoi dy gola (67’ dhe 78’), derisa golin tjetër e shënoi spanjolli në formë, Jose Maria Callejon (14’).

Në këtë takim për 90 minuta u paraqiten të dy shqiptarët, Hysaj e Xhemaili. /Insajderi.com