Hynë në fermë dhe i masakruar 300 krokodilë – për gjakmarrje!

Në kulturën e tyre nevoja për hakmarrje është më e fortë se gjithçka: Indonezianët i masakruan 300 krokodilë, me çekanë, dhe shkopinj iu thyen kokat.

Hynë në fermë dhe i masakruar 300 krokodilë – për gjakmarrje!

Vendasit e një fshati në Indonezi, të armatosur me thika, çekanë dhe shkopinj, i vranë të gjithë 292 krokodilë në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e një burri, të cilin e kishte vrarë një krokodil në një fermë të krokodilëve, ka deklaruar një zyrtar lokal, transmeton Insjaderi.com.

Shefi i Agjencisë për mbrojtje të burimeve natyrore të Indonezisë në Papu Perëndimor thotë se viktima 48 vjeç kishte hyrë në fermë të krokodilëve me siguri për të mbledhur bar për ushqim të bagëtisë, para se kafshët e kishin sulmuar.

“I punësuari në fermë kishte dëgjuar dikë duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë, shpejtë kishte shkuar atje dhe kishte parë se një krokodil po e sulmon dikë”, ka pretenduar ai në kumtesë.

“Pas varrimit të burrit të shtunën, vendësit kanë hyrë në fermë dhe i kanë vrarë të gjithë krokodilët”, ka shtuar ai./Insajderi.com.