Hynë në ditën e gjashtë protesta e opozitës në Shqipëri

Hynë në ditën e gjashtë protesta e opozitës në Shqipëri

Ka hyrë në ditën e gjashtë protesta e opozitës në Shqipëri. Ajo është duke u mbajtur përpara Kryeministrisë, në çadrën të cilën e kanë emëruar ‘çadra e lirisë’.

Shefi i opozitës, Lulzim Basha ka kërkuar me çdo kusht qeveri teknike, me pretendimin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shkruan OraNews.

Basha, tha se senacën plenare do ta mbajnë në tendë me qytetarët.

Ai ftoi të gjithë deputetët e tjerë të Kuvendit ti bashkohen Parlamenti të ri shqiptar, me përjashtim të  19 deputetëve me rekorde kriminale.

“Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti” ka thënë Basha.