Hyka prezantohet me numrin 10 në San Jose

Hyka prezantohet me numrin 10 në San Jose

Jahmir Hyka është prezantuar me numrin 10 te San Jose Earthquakes në MLS.

Fantazisti shqiptar, i cili u largua nga Luzerna gjatë merkatos së janarit konsiderohet si një nga blerjet me të goditura të skuadrës amerikane dhe që do t’i japë një tjetër impuls fazës sulmuese, ndaj dhe i është rezervuar fanella me numrin më të preferuar, më të vlerësuar dhe më të kërkuar në një skuadër futbolli.

Një detaj ky shumë i rëndësishëm për pritshmërinë që kanë te skuadra kaliforniane për lojtarin shqiptar.

Në Avaya Stadium të qytetit San Hose, në tabelën e madhe elektronike i urohej mirëseardhja shqiptarit, i cili kwrkon tw jetw sa mw shpejt gati për fillimin e sezonit të ri në muajin mars.

Hyka ka nënshkruar me San Hose Earthquakes një kontratë 3-vjeçare, me një pagë vjetore 500 mijë dollare, plus bonuset.