Huqja e Veton Surroit për viza, e “dinte” edhe çka do të thuhej në vendim të BE-së

Huqja e Veton Surroit për viza, e “dinte” edhe çka do të thuhej në vendim të BE-së

Publicisti Veton Surroi kishte bërë një huqje të madhe afër një muaji më parë kur kishte parashikuar se rekomandimi për liberalizimin e vizave nuk do të vije këtë vit.

Madje, Surroi kishte pretenduar se e kishte ditur edhe mënyrën se si do të t’i thuhet Kosovës ky vendim, teksa ishte shprehur i siguritë se liberalizimi i vizave për Kosovën as që do të diskutohet.

Kishte qenë 20 qershori, kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kishte njoftuar për fillimin e fazës finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në atë konferencë kishte thënë se do të ishte një dialogë i vështirë, ku kishte thënë se do të bisedohet edhe për kufirin e Kosovës.

Surroi në rolin e publicistitkishte nxjerr një rezultat përfundimtar të Kosovës për viza që sipas tij do të thuhej në fund të muajit qershor në Bruksel.

Ai kishte këshilluar politikanët që të mos premtojnë liberalizim të vizave për shkak se sipas tij nuk do të ketë vendim pozitiv për këtë vit, madje sipas tij ky vendim ishte duke u përgatitur të thuhej në fund të qershorit në Bruksel.

“Politikanët nuk bëjnë mirë të vazhdojnë të premtojnë liberalizim vizash. Nuk ka vendim pozitiv për sivjet; për mundësitë e vitit 2019 pritet të diskutohet në fund të këtij viti. Ky është verdikti i cili po përgatitet të thuhet në Bruksel në fund të këtij muaji”, kishte shkruar Surroi në llogarinë e tijë në  Facebook.

Por, kur nuk kanë kaluar ende një muaj nga ky deklarim, Surroi është demantuar nga Komisionari për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos i cili njoftoi se Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Madje ai kishte thënë se Kosova kishte plotësuar dy kushtet e vetme që kishin mbetur për liberalizimin e vizave; ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimi i krimit të organizuar.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për viza. Tashmë gjithçka është në duar të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian”, kishte thënë Avramopoulos më 18 korrik të këtij viti.