Huqja e Qeverisë së Kosovës – nuk e din se ku do të luante Kosova kundër Serbisë

Huqja e Qeverisë së Kosovës – nuk e din se ku do të luante Kosova kundër Serbisë

Qeveria e Kosovës ka reaguar për vendimin e Qeverisë së Serbisë për mos zhvillimin e takimit mes Kosovës dhe Serbisë në hendboll. Por në këtë reagim qeveria  ka treguar se nuk e di as ku ishte paraparë të luhej kjo ndeshje, raporton Insajderi.

Ndeshja e cila fillimisht ishte planifikuar të luhet në Kragujevc ishte ndryshuar lokacioni me arsyetimin e masave të sigurisë. Kjo ndeshje ishte vendosur të luhet në Kovilovo në afërsi të Beogradit, por që më pas u anulua edhe kjo për shkak të sigurisë, siç u arsyetua qeveria serbe.

Por pavarësisht kësaj Qeveria e Kosovës nuk e dinte fare se për këtë ndeshje ishte ndërruar lokacioni.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për rrethanat e krijuara në Kragujevc, ku u pamundësua zhvillimi i ndeshjes hendbollistike ndërmjet ekipeve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në kategorinë e femrave U20”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

Isporti ka raportuar për të gjitha zhvillimet lidhur me këtë ngjarje. Insporti ka sjellur fotografi ekskluzive gjatë kontrollimit të hendbollisteve nga policia serbe.

Ekskluzive: Momenti kur policia serbe hyn në hotel te Kombëtarja e Kosovës (FOTO)