Hungaria ndërton telin e dytë me gjemba në kufi me Serbinë

Hungaria ndërton telin e dytë me gjemba në kufi me Serbinë

Hungaria ka përfunduar me vendosjen edhe të pjesës së dytë të telit me gjemba përgjatë kufirit me Serbinë, konfirmoi Zëvendësministri i Brendshëm i këtij vendi Karoly Kontrata.

Kontrata në një konferencë për media në Budapest, tha se pjesa tjetër e telit me gjemba përgjatë kufirit me Serbinë është vendosur sipas vendimit të Qeverisë së Hungarisë.

Ai gjithashtu theksoi se në bazë të masave që kanë ndërmarrë deri më tani, emigrantët po mbahen larg nga kufiri hungarez.

“Në shkurt të këtij viti kemi nisur vendosjen e telit me gjemba në një gjatësi prej 155 kilometrash. Këtë e përfunduam me sukses, janë angazhuar 150 ekspertë dhe 700 të burgosur”, ka thënë Kontrat, njofton AA.

Hungaria pjesën e parë të telit me gjemba e pati vendosur në fund të vitit 2015, kur kriza e refugjatëve në Evropë ishte në kulmin e saj./Insajderi.com