Humbje në debutim për Strakoshën, triumfon Milani

Milan ka vazhduar me fitore në Serie A, pasi ka mposhtur skuadrën kryeqytetase Lazio me rezultat 2:0, në një ndeshje ku debutoi edhe portieri i Shqipërisë Thomas Strakosha.

Humbje në debutim për Strakoshën, triumfon Milani

Milan ka shënuar fitoren e tretë këtë edicion në Serie A, duke mposhtur Lazion në San Siro me rezultat 2:0.

 

Golat për Milanin në kët ndeshje i shënuan sulmuesit Carlos Bacca dhe Niang, raporton Gazeta Online Insajderi.

Në këtë ndeshje për herë të parë nga fillimi në Serie A u paraqit edhe portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha, i cili pavarësisht dy golave, tregoi paraqitje mbresëlënëse.

Pas kësaj fitoreje Milan ngritët në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Lazio mbetet në vendin e shtatë me 7 pikë. /Insajderi.com