Humbja ndaj Islandës i kushton Kosovës në ranglistën e FIFA-s

Humbja ndaj Islandës i kushton Kosovës në ranglistën e FIFA-s

Kosova do të bjerë në renditjen e FIFA-s për kombëtare, pas humbjes me Islandën. Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki do të humbë 6 vende në klasifikim duke u pozicionuar e 170-a.

Renditja e cila pritet të publikohet më 6 prill, do ta shoh Kosovën më poshtë se kombëtare të futbollit si: Kuvajti, Mianmari, Nepali apo Barbadosi.

kosova renditja fifa

Sipas përllogaritjeve, në renditjen e re të FIFA-s, do të humbas pozita edhe skuadra kombëtare e Shqipërisë, e cila do të humbë 12 vende duke u pozicionuar në vendin e 66.

Me këtë rënie të ndjeshme në renditja, tashmë Shqipëria ndodhet për herë të parë gjatë këtyre kualifikueseve poshtë Izraelit, që mban vendin e 63-të teksa që ka humbur 7 vende. /Insajderi.com