“Humbi topin 19 herë në 20 kontakte, i duket vetja Ronaldo” – tifozët të pakënaqur me Rashicën

“Humbi topin 19 herë në 20 kontakte, i duket vetja Ronaldo” – tifozët të pakënaqur me Rashicën

Tifozët e Werder Bremenit nuk janë të kënaqur me Milot Rashicën. Pas dy ndeshjeve ku ai dhuroi paraqitje mesatare, tifozët në rrjete sociale kanë shkruar se nuk janë të bindur nga paraqitjet e mesfushorit kosovar.

Rashica mbrëmë luajti për rreth 75 minuta në ndeshjen e fundit të Werder Bremenit, ku skuadra e tij u eliminua nga kupa e Gjermanisë, shkruan Insporti

Kjo ishte ndeshja e dytë me fanellën e Werderit për futbollistin nga Kosova, që u transferua në Gjermani nga Vitesse në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, për shumën 7.5 milionë euro.

Rashica luajti 56 minuta në debutimin e tij me klubin gjerman, ku Werderi shënoi fitore me përmbysje ndaj Schalke 04, ndeshje ku 21-vjeçari luajti titullar dhe u vlerësua me notën 6.7 për paraqitjen e tij.

Por, paraqitja e tij e dytë, nuk është se i la shumë mbresa tifozëve të ekipit gjerman.


Milot Rashica mbrëmë në përballjen e ‘DFB Cup’, Bayer Leverkusen – Werder Bremen

Ai luajti për rreth 75 minuta në ndeshjen çerekfinale ndaj Bayer Leverkusenit, ku u inkuadrua me të filluar pjesa e dytë, derisa pati paraqitje më të dobët se ajo në ndeshjen e parë.

Werder u mposht 4:2 pas vazhdimeve nga Leverkuseni, derisa anësori i Përfaqësueses së Kosovës, luajti pjesën e dytë dhe të dy pjesët e vazhdimeve.

Në rrjetin social ‘Twitter’, tifozë të Werder Bremenit kanë shkruar se Rashica nuk vlenë 7.5 milionë euro, dhe se atij i duket vetja se është Cristiano Ronaldo.

“Nuk më pëlqen Rashica… duket si Marin dhe mendon se do të bëhet Ronaldo”, ka shkruar në rrjetin social një tifoz.

“Paraqitje e tmerrshme nga Rashica. Me këtë “show” në ndeshjen tjetër nuk do të jetë as në bankën rezervë”, thotë një komentues tjetër.

“Më vjen keq por Rashica pas 15 minutash duhet të zëvendësohet përsëri, ai humbi topin 19 herë në 20 kontakte me të”, vijon komenti tjetër. /Insporti.com